Kompani e do në radhët e Bajernit për sezonin e ri, bëhet gati kontrata për sulmuesin që pret Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 12:58

Kompani e do në radhët e Bajernit për sezonin e ri, bëhet gati kontrata për sulmuesin që pret Shqipëria

Kthesë e papritur për të ardhmen e Arijon Ibrahimoviç, sulmuesit shqiptar i cili është nën kontratë me Bajern Mynih. Futbollisti 20-vjeçar që po monitorohet nga FSHF prej vitesh, duket se do të zgjatë qëndrimin e tij te kampionët bavarezë dhe ka marrë garanci nga vetë Vinsent Kompani.

ibrahimovic

Ibrahimoviç ishte dhënë huazim te Haidenhajm në sezonin e fundit duke luajtur rregullisht me këtë klub dhe marrë vlerësime pozitive. Kjo ka shtyrë Bajern Mynih që të rishikojë situatën e anësorit të sulmit dhe në vend që të vendosë për shitjen e tij, do ta mbajë dhe do t’i ofrojë rinovimin.

Mësohet se tani atij do t’i ofrohet rinovimi i kontratës deri në vitin 2028, me firmën që do të vijë në javën e ardhshme, pasi Vinsent Kompani e do në radhët e ekipit si një alternativë më shumë në repartin ofensiv, duke i garantuar më shumë minuta. Edhe pse Ibrahimoviç kishte marrë oferta nga Gjermania dhe klube të tjera europiane, ai ka pranuar propozimin e klubit dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i firmës.

PANORAMASPORT.AL