ZBULOHET LISTA/ Egnatia dorëzon emrat në UEFA për Champions. Futen afrimet e fundit, por mungon mbrojtësi me probleme dhe një mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 10:06

ZBULOHET LISTA/ Egnatia dorëzon emrat në UEFA për Champions. Futen afrimet e fundit, por mungon mbrojtësi me probleme dhe një mesfushor

Klubi i Egnatias ka dorëzuar në UEFA listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjet e turit të parë të Ligës së Kampioneve përballë Petrokub të Moldavisë.

Egnatia champions

Ashtu siç bie në sy, në listë janë përfshirë të gjithë afrimet e rëndësishme të bëra gjatë merkatos së verës, ky rrogozhinasit kanë bërë lëvizje në të gjitha repartet duke afruar emra si Bitri, Jago, Smajli, Diabate, Loukili apo Montenegro.

Mungon në këtë listë mbrojtësi Aleijev, i cili do mungojë në ndeshjet e para për shkak të problemit në Azerbajxhan ku i kërkohet të kryejë shërbimin ushtarak. Por njëkohësisht, bie në sy se në listë mungon edhe mesfushori Flamur Ruçi.

LISTA E EGNATIAS

PORTIERË
1. Levani Tandilashvili, 12. Bruno Puja, 98. Mario Dajsinani

MBROJTËS
16. Edison Ndreca, 19. Arbenit Xhemajli, 22. Gujem Haime, 24. Numan Ajetovijk, 28. Elion Sota, 29. Andrej Jago, 33. Eneo Bitri, 55. Geralb Smajli

MESFUSHORË
6. Albano Aleksi, 7. Fernando Medeiros, 8. Ibrahim Diabate, 20. Karim Loukili, 23. Altin Kryeziu

SULMUES
2. Daniel Adjesa, 9. Sumaila Bakajoko, 10. Alesandro Albaneze, 77. Ildi Gruda, 99. Jurgens Montenegro

PANORAMASPORT.AL