Vllaznia i rinovoi kontratën, një tjetër titullar bën gati valixhet që të largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 9:47

Vllaznia i rinovoi kontratën, një tjetër titullar bën gati valixhet që të largohet

Te Vllaznia duket se një nga pikëpyetjet më të mëdha para startit të sezonit të ri lidhet me portën. Nëse në repartet e tjera situata është më e qartë, për gardianin që do të zbresë titullar në sfi dën e parë zyrtare ende nuk ka një përgjigje përfundimtare.

POHLS

Sinjalet e dhëna gjatë fazës përgatitore kanë lënë të kuptohet se stafi teknik po shqyrton me kujdes çdo alternativë përpara se të marrë vendimin fi nal. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se portieri gjerman Pohls, i cili ishte zgjedhja e parë gjatë sezonit të kaluar, nuk ka luajtur asnjë prej ndeshjeve miqësore si titullar. Në vend të tij, minuta nga fillimi i janë besuar Jukajt, i cili ka qenë vazhdimisht zgjedhja e parë e trajnerit Edi Martini gjatë testeve të verës.

Një situatë e tillë nuk duket aspak rastësore. Sipas asaj që është diskutuar në ambientin kuqeblu, Pohls është përfolur edhe për një largim të mundshëm pas përfundimit të aventurës europiane të Vllaznisë. Pikërisht për këtë arsye, stafi teknik duket se ka preferuar t’i japë më shumë hapësira Jukajt, duke e përgatitur jo vetëm për ndeshjet e afërta, por edhe si një investim për vazhdimësinë e sezonit në kampionat. Megjithatë, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

Edi Martini pritet ta vlerësojë deri në momentet e fundit se cili prej dy portierëve ofron më shumë garanci për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit. Konkurrenca mes tyre mbetet e hapur dhe pritet të jetë një nga temat më interesante në prag të debutimit të Vllaznisë. Mbetet për t’u parë nëse besimi do t’i jepet përvojës së Pohls apo nëse Jukaj do të shpërblehet për paraqitjet dhe minutat e fituara gjatë fazës përgatitore. Një gjë është e sigurt: dilema e parë e sezonit për Edi Martinin nis pikërisht nga porta.

ENDRI ÇINARI – PANORAMASPORT.AL