EKSKLUZIVE/ Ofertë e rëndësishme financiare, Tirana refuzon largimin e një prej titullarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 9:02

EKSKLUZIVE/ Ofertë e rëndësishme financiare, Tirana refuzon largimin e një prej titullarëve

Tirana ka vendosur të mos heqë dorë nga një prej futbollistëve të saj më të rëndësishëm. Klubi bardheblu ka refuzuar një ofertë të ardhur nga një klub i huaj për Johan Kortezin, edhe pse propozimi financiar konsiderohej mjaft i favorshëm.

kortez tirana

Drejtuesit e Tiranës kanë vlerësuar se lojtari është pjesë kyçe e projektit për sezonin e ri dhe, për këtë arsye, nuk kanë dhënë dritën jeshile për transferimin e tij. Pavarësisht interesimit konkret dhe ofertës që do t’i sillte përfitime ekonomike klubit, prioriteti mbetet ndërtimi i një skuadre konkurruese.

Vendimi tregon qartë se bardheblutë nuk synojnë të dobësojnë organikën në prag të sezonit të ri, por përkundrazi të ruajnë futbollistët më cilësorë dhe të ndërtojnë një ekip sa më kompetitiv nën drejtimin e trajnerit të ri. Kortez pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Tiranës edhe në sezonin 2026-2027, teksa klubi vijon paralelisht punën për të afruar elementë të rinj në merkaton e verës.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL