VIDEO/ Dramë pafund! Mbyllet Argjentinë-Kepi i Gjelbër pas 120 minutave, vjen eliminimi më i hidhur nga Botërori
Argjentina ka eliminuar Kepin e Gjelbër pas 120 minutave lojë. Argjentinasit e udhëhequr nga Leo Mesi fituan 3 me 2 në një sfidë dramatike, që pati vlerë për fazën 1/16 të Botërorit.

I zakonshmi Mesi dërgoi ekipin e tij në avantazh, kur ishte minuta e 29-të. Tashmë është i njohur me rekorde historike, edhe pse ritmi i pjesës së parë ishte zhgënjyes. Askush me 20 gola si Mesi, që shënon prej tetë sfidave radhazi në Botëror.
Pjesa e dytë pa Kepin e Gjelbër që të kërkonte menjëherë golin e barazimit. Dhe festa e madhe erdhi në minutën e 59-të, kur Duarte dërgoi topin në rrjetë.
Spektakli vazhdoi edhe në “extra time”. Argjentina u rikthye menjëherë në avantazh me golin e Lisandro Martinez, ndërsa pati dyshime për pozicion jashtë loje.
Kabral i Kepit të Gjelbër realizoi golin më të bukur të Botërorit deri tani, pikërisht në minutën e 102-të. Askush nuk po u besonte syve.
Të dyja skuadrat po kërkonin golin e fitores. Pas krosimit të Mesit nga këndorja dhe goditjes me kokë të Romeros, ishte devijimi i Borges që solli autogolin e fitores për Argjentinën. Ky ishte edhe eliminimi më i hidhur nga Botërori. Kepi i Gjelbër do të mbahet mend gjatë për debutimin e tij, teksa Argjentina do të përgatitet për sfidën me Egjiptin në fazën 1/8.
GOLI I MESIT (VIDEO)
GOLI I DUARTE (VIDEO)
GOLI I MARTINEZIT (VIDEO)
GOLI I KABRAL (VIDEO)
AUTOGOLI I BORGES (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













