EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi flet pas largimit nga Dinamo: Doja që të vazhdoja, po iki me kujtime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 11:57

EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi flet pas largimit nga Dinamo: Doja që të vazhdoja, po iki me kujtime…

Andre Teikseira nuk do të jetë pjesë e Dinamos për sezonin e ardhshëm dhe aventura e mbrojtësit portugez me blutë, ka zgjatur vetëm 1 vit.

teikseira

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi shprehet se dera është e hapur për një rikthim te kryeqytetasit dhe shton se largohet me përshtypjet më të mira. I pyetur për skuadrën para Europës, Teikseira shprehet se ka besim te grupi dhe trajneri Daja, edhe pse pranon se largimet e shumta mund të ndikojnë.

Andrea, sezoni juaj i parë në Shqipëri me Dinamon ka përfunduar. Si do ta vlerësonit këtë eksperiencë me blutë?

Profesionalisht ishte një sezon i shkëlqyer. Në aspektin kolektiv arrita ta ndihmoj klubin të fitojë dy trofe, ndërsa në planin personal gjithçka shkoi shumë mirë. Luajta rregullisht, pata vazhdimësi në paraqitje dhe besoj se lashë një përshtypje pozitive me performancën dhe profesionalizmin tim. Personalisht mendoj se ishte një eksperiencë shumë pozitive. Që nga dita e parë u ndjeva shumë i mirëpritur dhe si unë, ashtu edhe familja ime, u ndjemë shumë mirë gjatë gjithë kohës që jetuam në Shqipëri.

Kontrata juaj me Dinamon përfundoi dhe nuk pati rinovim. Cilat ishin arsyet kryesore?

Arsyeja kryesore është e thjeshtë, nuk arritëm një marrëveshje. Nuk ka shumë për të shtuar. Unë isha i hapur për të vazhduar, por në fund nuk gjetëm gjuhën e përbashkët.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL