VIDEO/ 1 vit nga vdekja e Diogo Zhotës, Portugalia i bën homazh prekës pas triumfit në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 11:44

VIDEO/ 1 vit nga vdekja e Diogo Zhotës, Portugalia i bën homazh prekës pas triumfit në Botëror

Portugalia i bëri një homazh prekës Diogo Zhotës në fund të fitores së tyre të jashtëzakonshme në Kupën e Botës kundër Kroacisë.

zhota

Sot mbushet viti që kur Zhota, ndërsa ishte lojtar i Liverpulit, vdiq në një aksident me makinë në Spanjë, 11 ditë pasi u martua me partneren e tij prej shumë kohësh, Rute Kardoso.

Në fund të fitores së mbushur me dramë 2-1 të Portugalisë për të vendosur një ndeshje në 1/8 e finales kundër Spanjës, Kristiano Ronaldo veshi një fanellë të veçantë ’21’ në kujtim të Zhotës përpara se skuadra të mblidhej me fanellën lart.


View this post on Instagram

A post shared by 433 (@433)

Para ndeshjes, drejt fundit të himnit kombëtar të Portugalisë, fotografia e tij u shfaq në ekranin e madh në Toronto dhe u prit me brohoritje të forta nga tifozët. Ronaldo gjithashtu u duk emocional ndërsa kamerat u përqendruan tek ai, pasi kishte luajtur me Zhiotën 32 herë për vendin e tyre.

PANORAMASPORT.AL