EKSKLUZIVE/ Akord i bujshëm me Partizanin për sulmuesin, Dinamo përforcohet në fund para Europës
David Fadairo huazohet nga Partizani te Dinamo vetëm për Europën. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi i “demave” transferohet në limite te dinamovitët, pasi sot më 3 korrik dorëzohet lista e lojtarëve të federuar për sfidën me Astanën.
Kujtojmë se Fadairo u afrua te Partizani me parametra zero, pikërisht pasi mbylli eksperiencën me Teutën në Durrës. Ilir Daja do e ketë si përforcim në krahun e djathtë të sulmit.
Fadairo regjistron shtatë paraqitje me “demat” ku u penalizua për shkak të dëmtimeve. Kontrata me të kuqtë vlen deri në verën e vitit 2027, ndërsa qëndron opsioni i rinovimit edhe për një tjetër.
Të kuqtë i vijnë në ndihmë një tjetër klubi pas Vllaznisë. MË parë ishte Rrok Toma që u huazua në Shkodër për sfidat e Europës.
EMANUEL LOCI-PANORAMA SPORT.AL













