FSHF në dilemë! FIFA e “ndihmoi” për të zgjidhur telashin e madh të sezonit, por UEFA tani është kundër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 20:36

FSHF në dilemë! FIFA e “ndihmoi” për të zgjidhur telashin e madh të sezonit, por UEFA tani është kundër

Miratimi nga IFAB me propozim të FIFA-s i disa ndryshimeve në rregullore, ka bërë që ato të jenë të aplikueshme që nga data 1 korrik në të gjithë botën. Por disa prej tyre janë me zgjedhje dhe kjo ka vënë në dilemë FSHF-në që tashmë duhet të zgjedhë mes qëndrimit të FIFA-s, dhe asaj të UEFA-s e cila zakonisht kërkon një “bllok të bashkuar” kundër organizatës botërore.

sdffdssdfsfdfdsfds

Në ndryshimet e fundit, UEFA ka vendosur që të mos aplikojë dy prej tyre në aktivitetet e saj. I pari është ai i kartonit të kuq automatikisht kur një lojtar mbulon gojën kur i drejtohet një kundërshtari me qëllime ofendimi të tij. I ashtuquajturi “ligji Vinicius” që mori shkas nga përplasja e tij me argjentinasin Prestiani në Ligën e Kampioneve, është aplikuar dy herë gjatë Botërorit 2026 duke ndëshkuar me të kuq Almiron të Paraguait dhe Hinkapi të Paraguait. Siç zbuloi “Panorama Sport”, FSHF ka vendosur që të mos e aplikojë as ajo këtë pikë.

Ndërkohë, ka dilema sa i përket pikës tjetër, që FSHF në fakt do të dëshironte shumë ta aplikonte. Bëhet fjalë për kartonin e kuq ndaj lojtarëve të cilët braktisin fushën e lojës në shenjë proteste ndaj veprimeve të arbitrave. FIFA e ka kërkuar këtë ndryshim për të shmangur ngjarje si ajo e finales Marok-Senegal në Kupën e Afrikës.

Por UEFA nuk do e aplikojë këtë rregull në kompeticionet e saj, duke vënë FSHF-në para një zgjedhje të sikletshme. Në sezonin e kaluar në kampionatin shqiptar kishte disa ndeshje ku lojtarët braktisën fushën e lojës në shenjë proteste, me klubin e Egnatias që e pësoi më rëndë me pezullime të shumta, mes të cilave ai disamujor i trajnerit Edlir Tetova që e shtyu edhe drejt largimit nga klubi.

Neni i kërkuar nga FIFA do e ndihmonte në këtë aspekt dhe do të shmangte ngjarje të tilla në të ardhmen, por refuzimi i UEFA-s për ta aplikuar, do të vendosë në vështirësi FSHF pasi presidenti Duka nuk do të dëshironte kurrsesi që të dilte kundër Çeferin që e ka refuzuar si ide.

Të gjitha ndryshimet do të duhet të kalojnë fillimisht për miratim në Komitetin Ekzekutiv të FSHF, para se të bëhen efektive në kompeticionet në Shqipëri.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL