ZYRTARE/ Egnatia e papërmbajtshme në merkato, prezanton ish-lojtarin e Shkëndijës së Tetovës
Numan Ajeti është lojtari më i ri i Egnatias. 20-vjeçari është prezantuar pak më parë nga kampionët e Shqipërisë.

Ai luan si mbrojtës i djathtë, por mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes. Më parë ka luajtur për Shkupin dhe Shkëndijën, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e parë jashtë Maqedonisë së Veriut. Ajeti bën pjesën edhe tek ekipi U-21 i Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi i plotë
Mirë se erdhe, Numan Ajeti!
KF Egnatia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit Numan Ajeti, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës së tij me KF Shkëndija.
Me cilësitë, përkushtimin dhe eksperiencën e tij, Ajeti vjen për të forcuar repartin defensiv dhe për të kontribuar në objektivat e klubit për sezonin e ri.
I urojmë Numanit një rrugëtim të suksesshëm me fanellën bardhejeshile, shumë shëndet, fitore dhe momente të paharrueshme me familjen e Egnatias.
PANORAMASPORT.AL













