VIDEO/ “Lumë” komentesh nga tifozët, Jasir Asani konfirmon rikthimin e bujshëm
Jasir Asani rifilloi sërish dje stërvitjen me Esteghlal në Iran. Pas një kohe të gjatë, konkretisht që nga muaji shkurt pa ndeshje, sulmuesi i Kombëtares është bashkuar me ekipin e tij. G

“Pas një kohe të gjatë, jam rikthyer në Iran. I lumtur që po stërvitem me Esteghlal sërish. Është një ndjenjë e veçantë të rikthehem në një vend të mbushur me kujtime të mrekullueshme”, shkruan Asani.
Vetë sulmuesi ka treguar se në Spanjë janë të interesuar për shërbimet e tij. Me Esteghlal ndërkohë ka edhe një vit të mbetur kontratë.
31-vjeçari e kishte këtë një nga periudhat më të vështira në karrierë. Nuk bëhej fjalë për dëmtim, por duhet të qëndronte jashtë fushës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Ndërkohë tifozët kanë treguar mbështetjen për Asanin, pasi janë numëruar mbi 2000 komente në postimin e tij.
PANORAMASPORT.AL













