ZYRTARE/ La Danimarkën për Shqipërinë, sulmuesit i pranohet kërkesa. Flet CEO: Jo ajo që ne dhe ai shpresonim
Federicia ka pranuar kërkesën e Agon Muçollit për të ndërprerë bashkëpunimin, pas rënies në kategorinë e dytë të futbollit danez. Klubi njoftoi se Muçolli është tashmë lojtar i lirë.

27-vjeçari, që ka luajtur vetëm një ndeshje me Shqipërinë U-21 pasi largohej nga moshat e Danimarkës, qëndroi për dy sezone me Frederician ku e kishte rikthim. Në total gjatë edicionit të fundit luajti 20 ndeshje ku shënoi katër gola dhe asistoi një tjetër.
NJOFTIMI I FREDERICIAS:
FC Fredericia dhe Agon Muçolli, me kërkesë të vetë Agonit, kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit, ndaj sulmuesi largohet nga klubi me efekt të menjëhershëm.
Vendimi është marrë pasi koha e aktivizimit në ndeshje ka qenë dukshëm më e vogël sesa ajo që Agoni, në mënyrë të natyrshme, ka dëshiruar. Për këtë arsye, të dyja palët kanë rënë dakord se zgjidhja më e mirë është ndarja me mirëkuptim.
Agon Mucolli iu bashkua FC Fredericias me përvojë si në futbollin danez, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Gjatë periudhës së tij në klub, ai ka dhënë një kontribut pozitiv në përditshmërinë e skuadrës dhe njëkohësisht ka qenë pjesë e ekipit që siguroi ngjitjen historike të parë të klubit në 3F Superliga.
“Agoni është një djalë i mrekullueshëm dhe jemi shumë mirënjohës për gjithçka që ka kontribuar në klub. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi të sinqertë se perspektiva për minuta loje gjatë periudhës së fundit nuk ka qenë ajo që as ai dhe as ne kishim shpresuar. Prandaj, së bashku kemi arritur në këtë zgjidhje, e cila i jep Agonit mundësinë të kërkojë sfida të reja”, u shpreh Stig Pedersen, CEO i Fredericias.
FC Fredericia e falënderon Agon Mucollin për kontributin e tij në klub, i uron mirëseardhje sa herë të dëshirojë të rikthehet dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













