Postuar: Korrik 2, 2026 | 10:02
ZYRTARE/ Bllokimi në merkato nuk i pengoi, prezantohet Liridon Latifi
Liridon Latifi është zyrtarizuar nga Kyzylzhar në Kazakistan. Bllokimi në merkato nuk ishte shqetësues, siç u raportua nga “Panorama Sport”, ndërsa prezantimi i Latifit erdhi sot.

Kontrata e firmosur vlen deri në fundin e vitit 2027. Latifi ishte edhe në radarin e Dritës gjatë kësaj periudhe. 32-vjeçari sapo përfundoi aventurën me Shkëndijën e Tetovës pas dy sezoneve.
Kyzylzhar e afroi si lojtar të lirë. Për herë të parë ndërkohë do të provojë një eksperiencë në Kazakistan.
Ekipi ku shkoi Latifi mban vendin e 12-të në renditje. Zgjedhja e kësaj merkato ishte disi surprizuese. Kujtojmë se në Shqipëri mbajti për herë të fundit fanellën e Tiranës.
PANORAMASPORT.AL













