EKSKLUZIVE/ Humbje në tavolinë për protestat, një rregull i IFAB nuk do të zbatohet në Shqipëri. FSHF planifikon ndryshime të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 9:01

EKSKLUZIVE/ Humbje në tavolinë për protestat, një rregull i IFAB nuk do të zbatohet në Shqipëri. FSHF planifikon ndryshime të mëdha

Kupa e Botës 2026 kishte ndryshime të shumta në rregullore, e miratuar vetëm pak muaj më parë. Këto ndryshime, pritet të prekin edhe futbollin shqiptar në sezonin e ardhshëm, edhe pse do të ketë disa kufizime dhe limite të këtyre rregullave. Sipas burimeve nga FSHF, të konfirmuara për “Panorama Sport”, ndryshimet e reja të rregullores do të aplikohen edhe në Shqipëri, me përjashtim të rregullit që parashikon ndëshkimin e lojtarëve për mbulimin e gojës gjatë komunikimit me kundërshtarët, i cili nuk do të zbatohet në Superiore.

komiteti ekzekutiv

Ndërkohë, për Kategorinë e Parë, ku sistemi VAR nuk është i pranishëm në të gjitha ndeshjet, është konfirmuar se ndryshimet që lidhen me VAR-in do të aplikohen vetëm në ato takime ku teknologjia është aktive. Burimet saktësojnë gjithashtu se ndryshimet ende nuk janë miratuar përfundimisht në nivel institucional dhe pritet që t’i paraqiten Komitetit Ekzekutiv për vendimmarrje.

LIGJI 3 – LOJTARËT

Ndeshja nuk mund të vazhdojë nëse një skuadër mbetet me më pak se shtatë lojtarë. IFAB ka saktësuar se një ndeshje nuk mund të nisë ose të vazhdojë nëse njëra skuadër ka më pak se shtatë lojtarë në fushë. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur një futbollist ndodhet përkohësisht jashtë fushës sipas protokolleve të miratuara nga IFAB. Nëse një skuadër është përgjegjëse që ndeshja të mos vazhdojë, sepse mbetet me më pak se shtatë lojtarë, ajo e humbet takimin në tavolinë, nëse rregullorja e kompeticionit nuk parashikon ndryshe. Vetëm 10 sekonda për të dalë nga fusha gjatë zëvendësimit Një futbollist që zëvendësohet duhet të largohet nga fusha brenda 10 sekondave nga momenti kur shfaqet tabela elektronike ose kur arbitri jep sinjalin për zëvendësim. Nëse lojtari nuk del brenda këtij afati dhe nuk ka arsye sigurie apo dëmtimi, ai duhet të largohet gjithsesi, por zëvendësuesi nuk mund të futet menjëherë në lojë. Ai do të lejohet të hyjë vetëm në ndërprerjen e parë të lojës që ndodh pasi të ketë kaluar të paktën një minutë nga rifi llimi i saj. Aksesorët lejohen vetëm nëse nuk paraqesin rrezik IFAB ka sqaruar se futbollistët mund të mbajnë aksesorë vetëm nëse nuk janë të rrezikshëm për lojtarët e tjerë dhe janë të mbuluar ose të fi ksuar në mënyrë të sigurt.

LIGJI 5 – ARBITRI VAR

do të ketë më shumë kompetenca Deri më tani, sistemi VAR ka ndërhyrë në 3 raste në kampionatin shqiptar dhe bëhet fjalë për raste të kartonit të kuq direkt, penalltive apo golave të shënuar apo atyre të anuluar. Megjithatë, në sezonin e ri, sistemi VAR do t’i vijë më shumë në ndihmë arbitrave dhe do të ketë më shumë raste ku do të lejohet që të ndërhyjë. Rastet se kur VAR mund të ndërhyjë në sezonin e ri janë:

– Nnjë kartoni të kuq që ka ardhur si pasojë e një kartoni të dytë të verdhë të dhënë gabimisht.

– Rasteve kur arbitri ndëshkon me karton lojtarin e gabuar.

– Goditjeve nga këndi të akorduara gabimisht, por vetëm në kompeticionet që vendosin ta zbatojnë këtë opsion dhe vetëm nëse vendimi mund të korrigjohet menjëherë, pa vonuar rifi llimin e lojës.

– Nëse jepet gabimisht kartoni i dytë i verdhë, që do të thotë karton i kuq, VAR mund të ndërhyjë për të korrigjuar vendimin. Nëse në kampionatet Europiane, këto janë rregulla që do të hyjnë në zbatim menjëherë në çdo ligë profesioniste, në Shqipëri nuk do të ndodhë kështu. Në Superiore, të gjitha këto rregulla të sistemit VAR do të implementohen me përjashtim të një rregulli shumë të veçantë. Në Kupën e Botës, për herë të parë u vu rregulli që nëse një lojtar mbulon gojë kur flet, ndëshkohet me karton të kuq dhe ky rregull, do të zbatohet thuajse në të gjitha kompeticionet europiane.

Sakaq, “Panorama Sport” ka mësuar se ky rregull, në Shqipëri nuk do të zbatohet edhe pse shpesh herë është parë që lojtarët flasin me gojën e mbuluar me dorë, si me rivalët e tyre, ashtu edhe me gjyqtarët.

Lojtari i dëmtuar duhet të qëndrojë një minutë jashtë fushës

Nëse loja ndërpritet që një futbollist të marrë ndihmë mjekësore në fushë, ai duhet të qëndrojë jashtë saj për një minutë pasi loja të rifillojë. Ky rregull nuk zbatohet në rastet për të cilat IFAB parashikon përjashtime. Loja ndërpritet më rrallë në këtë mënyrë.

Karton i kuq për lojtarët që largohen nga fusha në shenjë proteste Një futbollist që largohet nga fusha për të protestuar kundër një vendimi të arbitrit do të ndëshkohet me karton të kuq. Po ashtu, me karton të kuq ndëshkohet edhe çdo lojtar, zëvendësues ose zyrtar i skuadrës që nxit ose urdhëron lojtarët të braktisin fushën. Sezonin e shkuar, në Superiore u panë disa raste ku skuadra të ndryshme vendosën të largoheshin nga fusha në shenjë proteste për vendimet e arbitrave. Diçka e tillë, pritet që të ndëshkohet me kartonë të kuq në këtë sezon nëse ndodh. Nëse një skuadër merr më shumë se 4 kartonë të kuq nga ky vendim, ndeshja do të konsiderohet e përfunduar dhe fiton skuadra kundërshtare me rezultatin 3-0 në tavolinë, në rast se ky rezultat është më i lartë se rezultati i fushës. Nëse në atë moment skuadra po fiton 4-0 ose më shumë, lihet në fuqi rezultati i fushës.

LIGJI 15 – RIVËNIA ANËSORE

Vendoset numërim 5-sekondësh për vonesat IFAB ka futur një rregull të ri për të luftuar vonesat në rivëniet anësore. Kur një lojtar ose skuadër po vonon qëllimisht ekzekutimin e rivënies, arbitri mund të përdorë një numërim vizual prej pesë sekondash. Nëse topi nuk niset brenda këtij afati, rivënia anësore i jepet skuadrës kundërshtare.

LIGJI 16 – RIVËNIET FUNDORE

Një portier ka të drejtë të vonojë vetëm 5 sekonda nisjen nga fundorja, në të kundërt do të jepet goditje këndi për kundërshtarin. Në sezonin e fundit, ka qenë rregulli që nëse portieri e mban topin në dorë më shumë se 8 sekonda, jepet goditje këndi, ndërsa këtë sezon është shtuar edhe rasti i fundores. Koha nis nga momenti kur portieri ka topin në zotërim.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL