Risia e Silvinjos para se ta mbyllte me Shqipërinë bind drejtuesit, gati firma me kontratën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 15:33

Risia e Silvinjos para se ta mbyllte me Shqipërinë bind drejtuesit, gati firma me kontratën e re

AEK është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me mbrojtësin e majtë Stavro Pilo. Sipas raportimeve të mediave greke, bisedimet mes klubit dhe futbollistit të Kombëtares kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

 

pilo

Mediat greke bëjnë të ditur se marrëveshja është në rrugën e duhur dhe se rinovimi pritet të formalizohet së shpejti. Kontrata e re e 24-vjeçarit pritet të jetë e vlefshme edhe për katër vite të tjera, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që njoftimi zyrtar nga AEK të publikohet edhe para atij për rinovimin e sulmuesit Luka Joviç.

Rinovimi i Pilos konsiderohet pjesë e planit të klubit për të ruajtur bërthamën e skuadrës për sezonet e ardhshme, me drejtuesit që synojnë të sigurojnë vazhdimësinë e lojtarëve të rëndësishëm në organikë. Vetëm pak javë më parë, Pilo u grumbulla për herë të parë te Shqipëria, duke u bërë pjesë e kuqezinjve, ku edhe arriti të debutonte në “Play Off” kundër Polonisë, madje u bë protagonist i një rasti të artë që humbi.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL