Fituan titullin kampion me Partizanin, dy futbollistë dalin të lirë në merkato. Jurgen Bardhi me mesazh falenderimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 14:07

Fituan titullin kampion me Partizanin, dy futbollistë dalin të lirë në merkato. Jurgen Bardhi me mesazh falenderimi

Jurgen Bardhi ka zyrtarizuar largimin nga Umranijesor. 28-vjeçari publikoi një mesazh falenderimi në rrjetet sociale.

Screenshot 2026-07-01 135949

“Faleminderit Umranijespor për këto 2 vite. Ju uroj të gjithë të mirat”, shkruan Bardhi. Mbetet për t’u mësuar ku do vazhdojë karriera e tij. Prioritet mbetet qëndrimi jashtë vendit, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit pas pesë vitesh.

Bashkë me Bardhin nga i njëjti klub turk është larguar edhe Ëngjëll Hoti. Të dy lojtarë që kanë fituar edhe titullin kampion me të kuqtë. Hoti luante edhe me Tiranën në Shqipëri, ndërsa Bardhi vishte vetëm fanellën e “demave”.

Screenshot 2026-07-01 135603

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL