Postuar: Korrik 1, 2026 | 12:15
EKSKLUZIVE/ Kontrata e jetës! Nuk është në Arabinë Saudite, Xhonatan Lajthia gjen destinacionin e ri pas Elbasanit
Xhonatan Lajthia nuk do të firmosë në Arabinë Saudite. “Panorama Sport” mëson se kontrata e jetës është siguruar në Dubai.

Pas përfundimit të kontratës me Elbasanin, Lajthia u bë okazion. Klubi verdheblu nuk plotësonte kushtet e reja financiare të sulmuesit, duke bërë që palët të ndajnë rrugët.
Klubet të Superiores si Teuta u interesuan për shërbimet e tij, megjithatë pa arritur akord. 27-vjeçari pati një sezon të shkëqyer, ndërsa qëndroi tek Elbasani për dy vite.
Lajthia shënoi 13 gola në total gjatë edicionit 2025/26. Asnjë sezon tjetër nuk kishte bërë njësoj.
EMANUEL LOCI-PANORAMA SPORT.AL













