ZYRTARE/ “Eksod” te verdheblutë! U përfundoi kontrata, Elbasani e mbyll me 8 futbollistë
Elbasani ka njoftuar mbylljen me 8 futbollistë pas përfundimit të kontratës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, verdheblutë janë ndarë me Lajthian, portierin Janaçek, Loukilin, Manellarin, Azemoviçin, Ze Gomeshin, Olberkisin, Tsaguen.

Disa prej tyre janë njohur me ekipin e ri. Lajthia do e vazhdojë karrierën në Arabi, Janaçek firmosi në Çeki, Olberkis në Irak. Ndërkohë Manellarin e mori Dinamo, ndërsa Loukili firmosi tek Egnatia.
Njoftimi i plotë
Faleminderit për përkushtimin, seriozitetin dhe pasionin që treguat në çdo minutë të luajtur me fanellën e Elbasanit.
Së bashku arritëm të shkruajmë një kapitull të rëndësishëm në historinë e klubit, duke përmbushur objektivat dhe duke realizuar arritje historike që do të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve tanë.
Ju falënderojmë për kontributin e dhënë dhe ju urojmë suksese në çdo sfidë të ardhshme. 🟡🔵
PANORAMASPORT.AL













