Brazili dhe Franca njohin kundërshtarët, ja si është axhenda e turit tjetër pas ndeshjeve të së martës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 9:11

Brazili dhe Franca njohin kundërshtarët, ja si është axhenda e turit tjetër pas ndeshjeve të së martës

Franca është padyshim një nga pretendentet për të fituar Kupën e Botës 2026. Pas një paraqitje fantastike 3-0 kundër Suedisë, “Gjelat” kalojnë në raundin tjetër të turneut. Aty do të përballen me Paraguain në datën 4 korrik, pasi këta të fundit eliminuan Gjermaninë.

franca

Norvegjia eliminoi Bregun e Fildishtë dhe do të përballet me Brazilin në orën 22:00 më 5 korrik.

Nga ana tjetër Meksika mposhti Ekuadorin dhe sot do të mësojë emrin e skuadrës që do të luajë, pas sfidës mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Situata aktuale

04/07 Kanada – Marok ora 19:00

04/07 Paraguai – Francë ora 23:00

05/07 Brazil – Norvegji ora 22:00

06/07 Meksikë– Angli ose Republika Demokratike e Kongos ora 02:00

PANORAMASPORT.AL