Lajme të mira për Dajën, një titullar rikthet në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 0:41

Lajme të mira për Dajën, një titullar rikthet në skuadër

Dinamo ka marrë një lajm pozitiv në ditët e fundit të përgatitjeve, pasi Ajodeji Malomo është bashkuar me skuadrën dhe ka nisur punën me grupin. Mesfushori nuk kishte qenë pjesë e fazës së parë të përgatitjeve, pasi kishte marrë leje, por tashmë është rikthyer dhe është në dispozicion të stafit teknik. Prania e Malomos është një zhvillim i rëndësishëm për blutë, duke parë rolin që ai pati sezonin e fundit.

MALOMO

Futbollisti 22-vjeçar ishte një nga lojtarët me më shumë minuta në kampionat, duke regjistruar 17 paraqitje, ndërsa kontribuoi edhe me 6 gola edhe pse u afrua te Dinamo në janar. Rikthimi i tij i jep më shumë alternativa Ilir Dajës në mesfushë, një repart ku Dinamo po kërkon të gjejë ekuilibrat e duhur pas ndryshimeve të shumta në organikë. Në një periudhë ku blutë kanë humbur disa lojtarë të rëndësishëm dhe po përgatiten për sfidat europiane, rikthimi i Malomos konsiderohet si një lloj “afrim” brenda skuadrës.

PANORAMASPORT.AL