VIDEO/ Prapaskenat e penalltisë së gabuar nga Tah, gjermanët u treguan frikacakë te “specialiteti” i tyre
Penalltia e gabuar nga Xhonatan Tah i kushtoi Gjermanisë eliminimin për herë të parë në një Botëror nga gjuajtjet nga pika e bardhë, ku kishin qenë të pagabueshëm deri tani në historinë e tyre.

Ajo ishte penalltia e 6 dhe Tah e gaboi në mënyrë të pabesueshme duke e fluturuar topin shumë lart mbi traversë, edhe pse kjo për të ishte goditja e parë e një penalltie në ndeshje zyrtare të karrierës së tij.
Shumëkush e ka cilësuar të pakuptimtë vendimin për të gjuajtur Tah atë penallti, por e përditshmja BILD ka zbuluar se Nagelsman nuk kishte pasur alternativë tjetër.
Sipas saj, të gjithë të tjerët që ishin në fushë kishin refuzuar të gjuanin ndaj goditjen e kishte marrë përsipër Tah.
Emrat e tjerë që mund të gjuanin ishin Leon Goretzka, Valdemar Anton, Nataniel Braun, Malik Çau dhe Manuel Nojer.
🇩🇪🚨ALEMANIA | ESCÁNDALO
Kimmich le preguntó DOS veces a Goretzka si quería patear el 6to penal, el decisivo. Goretzka se negó las 2 veces por cagón
Al final terminó yendo el pobre Tah que nunca había pateado un penal en su vida. Por supuesto lo erró y Alemania quedó eliminado pic.twitter.com/30FOmrzEU0
— Ale Bertini (@abertini1) June 30, 2026
PANORAMASPORT.AL













