Diskutohej përjashtimi nga Europa, UEFA dënon kundërshtarët e Dinamos në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 19:34

Diskutohej përjashtimi nga Europa, UEFA dënon kundërshtarët e Dinamos në Ligën e Konferencës

Shorti i Ligë së Konferencës ka vendosur Dinamon përballa Astanës në turin e parë të turneut. Një përballje aspak e lehtë ndaj kazakëve, por të cilët nuk duket se janë në momentin e tyre më të mirë.

uefa

Në mediat kazake është diskutuar edhe mundësia e përjashtimit nga Europa të klubit të njohur që është në vështirësi të mëdha financiare dhe ka humbur shumë nga lojtarët më cilësorë. Klubi sqaroi se ishte nën monitorim nga UEFA për shkak të detyrimeve të prapambetura dhe sot organizata që drejton futbollin në kontinent ka dalë me një vendim.

Ajo ka bërë të ditur se për shkak të shkeljeve në bilancet financiare për tre sezonet e fundit, ndëshkonte klubin kazak me një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Kësisoj, kanë marrë fund të gjithë dilemat sa i përket pranisë së Astanës në duelet e turit të parë përballë Dinamos, por mbetet të shihet se në çfarë gjendje do të paraqiten kazkët ndaj bluve.

PANORAMASPORT.AL