Elbasani befason me vendimin e fundit, publikon ndryshimin e axhendës së verdhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 19:16

Elbasani befason me vendimin e fundit, publikon ndryshimin e axhendës së verdhebluve

Skuadra e Elbasanit është prej dy javësh në Zlatibor të Serbisë, ku verdheblutë po përgatiten për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës edhe për edicionin e ardhshëm.

elbasani

Verdheblutë kishin bërë të ditur para startit të grumbullimit se kishin planifikuar tre miqësore para se të ktheheshin në Shqipëri. Sipas planit, e fundit do të ishte me ekipin vendas të Zemunit. Por sot, klubi ka zyrtarizuar një ndryshim axhende.

Në vend të ndeshjes ndaj Zemunit, të planifikuar për 1 korrik, ekipi do të luajë kundër malazezëve të Petrovac të cilët gjithashtu janë pjesëmarrës në Ligën e Konferencës në këtë edicion.

Sfida do të luhet kësisoj këtë të mërkurë, në orën 11:00 dhe do të shënojë mbylljen e përgatitjeve të ekipit në Serbi, para kthimit drejt Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL