Interi zyrtarizon lamtumirën e katër veteranëve, kursen menjëherë 20 milionë euro
Klubi i Interit u ka dhënë sot lamtumirën katër futbollistëve të cilët kanë qenë prej vitesh pjesë e zikaltërve dhe kanë kontribuar në sukseset e tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Interi ka vendosur që të mos rinovojë kontratat e Jan Zomer, Françesko Açerbit, Mateo Darmian dhe Stefan de Vraj. Ka qenë një lëvizje për të rinuar skuadrën nga veteranët, por edhe për të ulur shpenzimet, pasi rinovimi i tyre do të sillte një goditje jo te vogël në arkat e klubit.
Sipas mediave italiane, klubi kursen kësisoj një shifër prej 19,9 milionë eurosh në sezon mes amortizimeve dhe rrogave bruto që do paguante për lojtarët. Rrogat vlerësoheshin rreth 16,3 milionë euro me 3,5 milionë euro që vlerësoheshin si amortizim.
PANORAMASPORT.AL













