Eliminimi i turpshëm i Gjermanisë, Mateus zbulon sherret dhe prapaskenat: Lojtarët ishin gjithmonë të pakënaqur për shkak të familjarëve
Gjermania ka pësuar një eliminim turpërues në Kupën e Botës duke dalë nga loja përballë Paraguait pas gjuajtjeve të penalltive. Ekipi gjerman dhuroi një paraqitje nën nivel thuajse në të gjitha ndeshjet dhe sipas legjendës së futbollit të këtij vendi, Lotar Mateus, ka arsye pse situata ka shkuar në këtë pikë.

Ai ka treguar prapaskena rreth pakënaqësive dhe kaosit që ka shoqëruar grumbullimin në SHBA të ekipit, si pasojë e pranisë së familjarëve.
“Ka shumë gjëra që duhen marrë në konsideratë në fushën e lojës dhe jashtë saj. Gra, familjarë, të gjithë ishin të përfshirë. Kishte shumë gjëra dhe nuk e kuptoj se pse duheshin përfshirë familjet që në start”, tha ai për “Bild”.
“Pastaj kishte edhe diskutime rreth udhëtimit, rezervimit të hoteleve. Kishte diskutim pas diskutimi brenda ekipit. Nuk ishin gjëra që shfaqeshin në media, por kishte diskutime të vazhdueshme në ekip. Një lojtar ishte i inatosur me një tjetër pasi e ëma e një lojtari u lejua të udhëtonte me ekipin. Ndërsa nuk u lejuan gruaja dhe fëmijët e tjetrit. Të tjerët u desh të fluturonin me avion komercial.
Si përfundim kishte shumë situata të parehatshme të cilat nuk u bënë publike. Por përtej kësaj, fokusi nuk ishte thjesht te Kupa e Botës. Ishte një ditë me familjen pas një dite me familjen. Ata as nuk kishin kaluar dy javë në SHBA dhe menjëherë ishin me familjet e tyre. Në vend që t’i sillnin për çerekfinalet nëse ekipi do të kishte arritur diçka”, ishte kritika e Mateus për mënyrën se si kishin rrjedhur ngjarjet.
PANORAMASPORT.AL













