Juventusi me plan B, ja skenarët e tregut në hyrje dhe dalje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 14:23

Juventusi me plan B, ja skenarët e tregut në hyrje dhe dalje

Interesimi i klubeve të Premier Ligës për Xhon Lukumi po e detyron Juventusin të përgatisë alternativa. Bolonja nuk ka ndërmend të heqë dorë nga klauzola prej 28 milionë eurosh që vlen deri në mesin e korrikut, ndërsa bardhezinjtë kanë ofruar rreth 10 milionë euro më pak. Në Torino janë të vetëdijshëm se një klub anglez mund ta paguajë klauzolën në çdo moment.

juventus

JUVE, PLANI B QUHET MUHAREMOVIÇ Për këtë arsye, Juventusi po studion alternativa. Emri më konkret është Tarik Muharemoviç i Sasuolos, ish-lojtar i akademisë bardhezi, për të cilin Juventusi zotëron edhe 50% të së drejtës së rishitjes. Mbrojtësi mund të rikthehet në Torino për një shumë prej 10-15 milionë eurosh, sidomos nëse largohet Llod Kelli, i vetmi qendërmbrojtës mëngjarash në skuadër.

MERKATOJA E MBROJTËSVE, NGA STONS TE RIKTHIMI I DRAGUSIN Përveç Muharemoviç, Juventusi po monitoron edhe emra më me përvojë si Kim Min-jae i Bajern Mynih, Xhon Stons, Leonardo Balerdi i Marsejës dhe një rikthim të mundshëm të Radu Dragusin nga Totenhem. Drejtuesit nuk duan të mbeten pa alternativa nëse humbasin garën për Lukumin.

MIRETI PRET VIJAREALIN Edhe e ardhmja e Fabio Miretit mbetet e hapur. Bolonja e kërkonte në huazim, ndërsa Juventusi kërkon 15 milionë euro për kartonin e tij, ndaj negociatat nuk avancuan. Shpresa e bardhezinjve është rikthimi i Vijarrealit me një ofertë konkrete, pasi mesfushori e sheh me sy të mirë një transferim në La Liga.

KELLI, INTERES NGAPREMIER, EDHE GATI MUND TË LARGOHET... Llojd Kelli ka tërhequr interesin e Njukasël dhe Notinghem Forest, ndërsa Juventusi synon të arkëtojë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij. Në listën e largimeve është edhe Federiko Gati, për të cilin vazhdon të flitet si objektiv i Napolit të drejtuar nga Masimiliano Alegri, me një operacion që mund të mbyllet për rreth 20 milionë euro.

MERKATOJA NË DALJE, NGA DI GREGORIO TE KAMBIASO Edhe Mikele Di Gregorio mund të largohet, megjithëse portieri ka refuzuar një ofertë nga Beshiktashi, pasi preferon të qëndrojë në Serie A. Juventusi pret gjithashtu oferta për Andrea Kambiason dhe Kefren Turam. Për Kambiason është zbehur pista Çelsi, ndërsa Barcelona mbetet një mundësi, edhe pse nuk përjashtohet që ai të vazhdojë në Torino. Ndërkohë, për Turam interesimi më i madh vjen nga Premier League, me Liverpulin dhe Totenhemin që ndjekin situatën.

PANORAMASORT.AL