TAEKWONDO/ Kampionati Ballkanik, Shqipëria dominon me 18 medalje në Serbi
Shqipëria ka shënuar rezultate të mëdha në Kampionatin Ballkanik të taekwndosë, aktivitet që u zhvillua në Zenjanin të Serbisë.
Ekipi kuqezi shkëlqeu në kompeticionin e rëndësishëm rajonal, duke u shpallur kampion i Ballkanik në kategorinë e të rriturve, ndërsa e mbylli aktivitetin me plot 18 medalje të fituara gjithsej. Ernest Merdanaj fitoi për herë të gjashtë radhazi medalje ari në Ballkanik, duke u konfitmuar kështu kampion absolut në këtë kompeticion.
Në shkallën më të lartë të podiumit u ngjitën gjithashtu edhe Ibrahim Hidri si dhe Prena Marku, vajza e artë e teakwondosë shqiptare. Paraqitje mjaft të mira pati edhe në radhët e moshave, ku u shënuan medalje argjendi dhe bronzi.
Ekipi kombëtar në këtë aktivitet u drejtua nga Arjola Kasaj, Martin Marku dhe Armando Hoxha. Në tabelë pasqyrohen të gjithë medalistët e Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik 2026, duke nisur nga kategoria senior, për të vijuar me kategoritë e të rinjve, junior dhe kadet.

PANORAMASPORT.AL













