Goli i anuluar i Tah, Jurgen Klop shpërthen dhe nuk harron të kritikojë ish-rivalët: Po të ishte offside, Arsenali nuk do të fitonte Premier Ligën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 8:53

Goli i anuluar i Tah, Jurgen Klop shpërthen dhe nuk harron të kritikojë ish-rivalët: Po të ishte offside, Arsenali nuk do të fitonte Premier Ligën

Gjermania u eliminua për herë të parë me penallti nga Botërori dhe nuk mund të kishte më shumë zhgënjim se kaq.

klop

Gjermani Jurgen Klop, në rolin e komentatorit nuk u përmbajt pasi goli i Xhonatan Tah në kohën shtesë kundër Paraguait u anulua nga VAR. 59-vjeçar e përdori rastin për të hedhur dritë mbi taktikat e Arsenalit në goditjet e caktuara që i ndihmuan ata të fitonin titullin e Premier Ligës.

“Nëse goli është i offside, atëherë Arsenali nuk do të jetë kampion i Anglisë. Ata kanë shënuar 60 përqind të golave ​​të tyre në këtë mënyrë. Ne e fitojmë ndeshjen kur topi futet brenda. Pra, sigurisht, kjo është brutale. Ka gjëra më të këqija se humbjet në sport. Por kishte vetëm një gol, një ëndërr, dhe kjo është shkatërruar. Ishte dramatike. Ka 500,000 mënyra për të fituar një ndeshje futbolli. Thjesht duhet të gjesh një”, tha Klop për Magenta TV.

PANORAMASPORT.AL