Postuar: Qershor 29, 2026 | 23:10
Fotot joshëse, vajza e ish-futbollistit të Milanit mahnit Botërorin
Miranda Yepes, vajza e ish-mbrojtësit të Milanit, Mario Yepes, është kthyer në tifozen më virale të Kolumbisë. Prania e saj në tribunat gjatë ndeshjes së Kolumbisë kundër Kongos nuk kaloi aspak pa u vënë re.

Me hijeshinë dhe sharmin e saj, Miranda tërhoqi menjëherë vëmendjen e kamerave dhe të rrjeteve sociale, duke u bërë një nga personazhet më të komentuar jashtë fushës së lojës.

Vajza e legjendës kolumbiane vazhdon të fitojë popullaritet, ndërsa tifozët e konsiderojnë tashmë “fatsjellëse” të kombëtares së Kolumbisë në Botëror.
PANORAMASPORT.AL













