VIDEO/ Paraqitje qesharake me gola dhuratë, Vllaznia mposhtet mes 7 golave para Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 19:53

VIDEO/ Paraqitje qesharake me gola dhuratë, Vllaznia mposhtet mes 7 golave para Europës

Vllaznia ka pësuar humbjen e radhës në një takim miqësor në Slloveni.

bandicam 2026-06-29 19-51-27-543

Mes 7 golave të shënuar në total, humbja ishte për kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini. Arges fitoi me rezultatin përfundimtar 5-2 në miqësoren e luajtur në Slloveni.

Kjo ishte një tjetër ndeshje që prodhoi shumë gola për Vllazninë në fazën përgatitore. Kujtojmë se në takimin e parë me Olimpija Lubjana u shënuan katër gola nga sllovenët dhe asnjë nga ekipi i Martinit.

Më tej ndaj NK Rudes u fitua 6 me 3 nga shkodranët. Para sfidës së sotme, Koper fitoi 4 me 2 ndaj kuqebluve. Janë 26 gola të shënuar në total për 4 ndeshje të luajtura. 16 gola të kundërshtarëve dhe 10 të shënuar nga Vllaznia.

GOLI I PARË I VLLAZNISË (VIDEO)

GOLI I PARË I ARGES (VIDEO)

GOLI I DYTË I ARGES (VIDEO)

GOLI I DYTË I VLLAZNISË (VIDEO)

GOLI I TRETË I ARGES (VIDEO)

GOLI I KATËRT I ARGES (VIDEO)

GOLI I PESTË I ARGES (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL