ZYRTARE/ Rikthim në shtëpi, ish-ndihmësi i Guardiolës merr drejtimin e Mançester Sitit
Enco Mareska është zyrtarisht trajner i Mançester Sitit. Edhe pse nuk kishte dyshime, më në fund ka ardhur njoftimi i klubit të Premier Ligës.

Italiani vjen si pasues i Pep Guardiolës dhe pasi ishte asistent i tij gjatë sezonit 2022/23, por tani rikthehet në klub si trajner i parë ku do të drejtojë deri në vitin 2029.
Mareska do të përballet me detyrën e vështirë për të zëvendësuar trajnerin që fitoi gjashtë tituj të Premier Ligës gjatë një dekade të mbushur me trofe në Mançester.
46 vjeçari, ka qenë pa punë që kur u nda nga Çelsi më 1 janar, vetëm disa muaj pasi udhëhoqi klubin londinez drejt sukseseve të dyfishta në Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube.
“Mançester Siti është i kënaqur të konfirmojë emërimin e Enco Mareskas si trajner. Italiani ka nënshkruar një kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2029. Ky do të jetë angazhimi i-tretë i Mareskas në klub dhe ai vjen me një mori përvoje dhe suksesi në nivelin më të lartë”, thuhet në njoftimin e klubit.
PANORAMASPORT.AL













