ZYRTARE/ Mungonte vetëm prezantimi, trajneri që dështoi i besohet projekti i ri në Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 14:07

ZYRTARE/ Mungonte vetëm prezantimi, trajneri që dështoi i besohet projekti i ri në Seria A

Ivan Juriç është zyrtarisht trajner i Monzës. Akordi me teknikun kroat ishte arritur prej kohësh, ndërsa sot erdhi prezantimi. Puna ndërkohë fillon nga data 1 korrik, pikërisht me ekipin që u rikthye në Seria A. Juriç dështoi me Atalantën, por tashmë është gati për eksperiencën e re.

Screenshot 2026-06-29 140615

Njoftimi i Monzës:

“Monza njofton se, duke filluar nga 1 korriku 2026, Ivan Juriç do të jetë trajneri i ri bardhekuqve

I lindur në Split më 25 gusht 1975, Juriç pati një karrierë si futbollist me Hajduk Split, Sevilja, Albacete, Krotone dhe Xhenoa.

Pasi punoi si ndihmëstrajner te Inter dhe Palermo, e më pas drejtoi ekipin U-20 të Xhenoas, ai bëri debutimin si trajner i parë me Mantova në Seria C gjatë sezonit 2014/15.

Një vit më vonë, në sezonin e tij të parë në Seria B, ai udhëhoqi Krotone drejt ngjitjes historike, për herë të parë, në Serie A.

Në verën e vitit 2016, u rikthye te Xhenoa, ku bëri debutimin si trajner në Serie A, duke e udhëhequr me sukses klubin drejt mbijetesës në elitë. Periudha e tij në Liguria përfundoi në vitin 2019, kur u emërua trajner i Hellas Verona.

Koha e tij në Verona ishte jashtëzakonisht e suksesshme. Ai e drejtoi skuadrën verdheblu drejt vendeve të nëntë dhe të dhjetë në Serie A, duke ndërtuar një stil loje tërheqës, sulmues dhe spektakolar, që fitoi zemrat e tifozëve.

Në verën e vitit 2021, ai kaloi te Torino, ku qëndroi për tre sezone, duke forcuar më tej reputacionin e tij dhe duke fituar një transferim te Roma.

Pas aventurës me verdhekuqtë e Romës, ai ndërmori një sfidë të re në Angli me Sauthempton, përpara se të rikthehej në Itali për të marrë drejtimin e Atalantas.

Me klubin nga Bergamo, ai shtoi një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, duke bërë debutimin si trajner në Ligën e Kampioneve dhe duke drejtuar skuadrën në katër ndeshje.

Një trajner i njohur për karizmën, përvojën, intensitetin dhe stilin e tij të guximshëm e agresiv të lojës, Juriç është tani gati të nisë një kapitull të ri emocionues në Serie A me Monzën. Mirë se erdhe, Mister!”

PANORAMASPORT.AL