Shokuese në mes të Botërorit, një i vdekur pas sulmit me armë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 12:00

Shokuese në mes të Botërorit, një i vdekur pas sulmit me armë

Një incident me armë zjarri në San Pedro Square në San Jose ka lënë një person të vdekur dhe një tjetër në gjendje kritike. Ngjarja e rëndë ndodhi në “Fan Zone” të dedikuar për Botërorin.

Screenshot 2026-06-29 120026

Zona është e njohur për transmetimet e ndeshjeve të Botërorit, ndërsa policia konfirmoi se nuk po zhvillohej asnjë ndeshje në atë moment. Autoritetet kanë hapur hetim për vrasje, kanë bllokuar disa rrugë dhe kanë mbyllur bizneset përreth.

Deri tani nuk ka të arrestuar dhe asnjë informacion për autorin apo motivin e ngjarjes. Shqetësimi i shkaktuar është i madh pasi vjen në një moment që hapësira të tilla mbushen për shkak të Botërorit.

Ndeshja e radhës për vetë SHBA është më 2 korrik. Takimi i së enjtes është rezervuar ndaj Bosnjë Hercegovinës.

PANORAMASPORT.AL