EKSKLUZIVE/ E papritur para Europës! Probleme për Vllazninë, e ardhmja e titullarit vendoset në dyshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 9:41

EKSKLUZIVE/ E papritur para Europës! Probleme për Vllazninë, e ardhmja e titullarit vendoset në dyshim

Leon Pohls është kthyer në çështje te Vllaznia. “Panorama Sport” mëson se e ardhmja e portierit 29-vjeçar do të vendoset përfundimisht këtë javë.

POHLS

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se kemi rënë dakord me portierin Leon Pohls për të vazhduar bashkëpunimin tonë edhe për sezonin e ardhshëm”, shkruhej në njoftimin e Vllaznisë më 2 qershor. Në fakt rezulton se Aron Jukaj ka marrë vendin e Pohls në miqësoret e këtij muaji.

Emri i portierit gjerman ndërkohë ka qarkulluar te Sherif Tiraspol. Nuk dihet nëse ka negociata konkrete, por fakt është Pohls e ndjek klubin moldav në rrjetet social.

Ky muaj ka qenë mjaft i vështirë për Vllazninë e trajnerit Martini pas humbjes së titullit kampion. Dhe pse u tregua fillimisht për rinovimin e Sherif Kallakut dhe Leon Pohls, të dy nuk po japin kontributin e tyre në fazë përgatitore.

Ndërkohë me Ardit Krymin u ndanë rrugët pavarësisht kontratës ekzistuese. Kallaku është në planet e Teutës, ndërsa Krymi i përket Tiranës.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL