“Ai pyet gjithmonë lojtarët pas pjesës së parë”, Militao: Ançeloti humbi kontrollin, por diti të reagonte shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 22:35

“Ai pyet gjithmonë lojtarët pas pjesës së parë”, Militao: Ançeloti humbi kontrollin, por diti të reagonte shpejt

Kurba e Brazilit gjatë fazës së grupeve ka qenë plotësisht në rritje. Trajneri Karlo Ançeloti ka qenë në gjendje të ndryshojë në kohë dhe të korrigjojë gabimet dhe dobësitë e treguara në debutimin kundër Marokut. Me modifikimet dhe ndryshimin e qasjes, ekipi ishte përsëri vertikal, frenetik dhe i pajisur me një grusht që e bën atë një kandidat të vendosur.

MILITAO ANCELOTI

Pasi mësoi se kundërshtari i “Canarinha” në raundin e 1\16 do të jetë Japonia, një mungesë e dhimbshme në skuadër pasi Eder Militao analizoi problemet me të cilat nisën pesë herë kampionët dhe theksoi shkaqet e pengesës në debutim. “Ançeloti ka provuar variante të ndryshme që kur mbërriti. Ai e provoi vetëm me Kasemiro dhe Bruno (Guimaraess) dhe pa se kishte një të çarë. Ata humbën kontrollin ndaj Marokut dhe ne ishim inferiorë”, tha mbrojtësi, që e sheh Botërorin nga shtëpia, pasi është i dëmtuar.

“Ançeloti humbi kontrollin, por di të dëgjojë…”

Militao, i cili e njeh mirë Ançelotin nga koha e tij te Reali i Madrid, ishte plot lavdërime për italianin pasi u rikuperua nga një fillim i keq dhe theksoi pikat e tij të forta në krye të skuadrës. “Tani ai është përshtatur shumë më mirë me një 4-3-3, që është sistemi i tij i zakonshëm. Ai është një trajner shumë i mençur, ai di të dëgjojë lojtarët dhe ne shkëmbejmë ide. Ançeloti humbi kontrollin, por di të dëgjojë. Kjo është thelbësore”, ka thënë mbrojtësi i Realit.

Brazilit i mungon Militao Përtej barazimit, debutimi ndaj Marokut tregoi probleme në disa pozicione, njëri prej tyre, mbrojtësit. Që nga ai barazim, Ibanjez ia ka lënë vendin e tij Danilos, i cili ka përmirësuar mbrojtjen në krahun e djathtë. Megjithatë, para dëmtimit tragjik, ai mbrojtës i djathtë dukej se i përkiste Militaos që më në fund nuk mund të ishte atje. Për të mbyllur paraqitjen e tij, Militao foli nga përvoja personale për një nga pikat më të forta që Ançeloti ka sjellë në grupin e lojtarëve. “Futbollisti sheh gjëra nga brenda fushës që të tjerët nuk mund t’i vlerësojnë. Në Madrid, ai do t’i pyeste lojtarët pas pjesës së parë. Një gjë e tillë vetëm pozitivitet tragon dhe ndihmon ekipin të rritet”, ka përfunduar Militao.

PANORAMASPORT.AL