Elbasani bën gjithçka nga e para, një repart ka ndryshuar plotësisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 20:56

Elbasani bën gjithçka nga e para, një repart ka ndryshuar plotësisht

Elbasani ka afruar Rubin Hebajn, Ardit Nikajn, Ledio Tresën dhe Edoli Lukokin, katër futbollistë që pritet të kenë rol të rëndësishëm në projektin e ri të verdhebluve.

ELBASANI

Hebaj vjen me statusin e një sulmuesi të konsoliduar në futbollin shqiptar dhe me eksperiencë të rëndësishme në Superiore. Ai pritet të jetë pika e referimit në qendër të sulmit dhe një nga armët kryesore përpara portës kundërshtare.

Nga ana tjetër, Nikaj dhe Tresa sjellin energji, shpejtësi dhe potencial, ndërsa Lukoki pritet të shtojë eksperiencë dhe cilësi në repartin ofensiv. Të katër së bashku formojnë një repart sulmues krejtësisht ndryshe nga ai i sezonit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL