E kishte piketuar Milani në merkato, mesfushori dëmtohet në Botëror dhe pritet të mbetet 1 vit jashtë
Milani ka humbur një objektiv të merkatos në ndeshjet e fundit të fazës në grupe të Kupës së Botës. Sfida mes Spanjës dhe Uruguait solli edhe dëmtimin e mesfushorit uruguaian Manuel Ugarte, i cili la fushën e lojës me barrelë.

Federata uruguaiane bëri të ditur më pas se futbollisti kishte marrë lajmin më të keq pas rezonancës magnetike që iu bë pas ndeshjes. meqë kishte këputur ligamentin e kryqëzuar. Kësisoj, lojtari i Mançester Junajtid, për të cilin kuqezinjtë kishin shfaqur interes konkret dhe po bëheshin gati të nisnin negociatat, do të qëndrojë rreth një vit larg fushave të lojës për t’u rikuperuar.
Një goditje për Milanin, por edhe për Mançester Junajtid që kishte planifikuar të përfitonte nga shitja e tij në Serinë A. Anglezët mund të ngushëllohen me faktin se për shkak të dëmtimit gjatë një Botërori, do të jetë FIFA ajo që do të dëmshpërblejë klubin, duke e paguar deri në 7,5 milionë euro në vit për kohëzgjatjen e periudhës jashtë fushës së lojës.
PANORAMASPORT.AL













