E BUJSHME/ Ernest Muçi si “dhuratë” për Alegrin, ofertë rekord nga Napoli për yllin e Kombëtares
Ernest Muçi mund të ndryshojë ekip në këtë merkato. Pasi Trabzonspor shpenzoi 8,5 milionë euro për të blerë kartonin te Beshiktash, klube nga Europa janë vendosur pas tij. Sot bëhet fjalë për Napolin.

Oferta e radhës e bujshme për Muçin vjen pikërisht nga nënkampionët e Italisë. Napoli tregohet të ketë ofruar 16 milionë euro dhe huazimin e një lojtari, për të transferuar përfundimisht Muçin.
Nëse kartoni i yllit të Kombëtares shitet këtë verë, padyshim që shifra e transferimit do të jetë rekord për të. Më parë ishte Beshiktash që shpenzoi 10 milionë euro te Legia e Varshavës.
Napoli do të drejtohet nga Alegri pas largimit të Kontes. Ndaj afrimi i Muçit shikohet edhe si “dhuratë” për sezonin e ri.
Kujtojmë se edhe disa vite më parë, Muçi u lakua për një kalim te Napoli. Këtë herë që flitet edhe me shifra, situata shfaqet më interesante. Për fantazistin shqiptar ndërkohë mbeten të interesuar në Bundesligë, ndërsa është përmendur Frankfurt.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













