VIDEO/ “Lumë” akuzash: E pabesueshme në Botëror, shikoni si tifozët festuan për humbjen e përfaqësueses së tyre
Barazimi 3 me 3 i Algjerisë me Austrinë ka trazuar rrjetin. Algjeria sapo kishte shënuar golin e avantazhit në shtesë dhe po shkonte drejt fitores, që do të sillte eliminimin e Austrisë.

Pas rifillimit të lojës ishin austriakët që rikthyen baraspeshën. Akuzat ishin të shumta.
Algjeria kërkonte të shmangte Spanjën në turin 1/!6, dhe diçka e tillë do të ndodhte vetëm nëse sfida mbaronte barazim. Ndaj dhe kishte lumë akuzash pas golit të Austrisë në minutën e 96-të.
Tifozët e Algjerisë e përjetuan me gëzim golin e rivalëve. Pamjet në rrjetet sociale janë bërë virale. Kundërshtari i radhës për ta do të jetë Zvicra. Më i humburi doli Irani, që mbeti jashtë skuadrave të treta më të mira.
Festa në stadium: (VIDEO)
Tjetër festë e tifozëve të Algjerisë: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













