ZYRTARE/ Tronditje e madhe në Botëror, trajneri më i suksesshëm paraqet menjëherë dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 10:09

ZYRTARE/ Tronditje e madhe në Botëror, trajneri më i suksesshëm paraqet menjëherë dorëheqjen

Federata Skoceze e Futbollit ka zyrtarizuar se Stiv Klark është tërhequr nga posti i trajnerit. Vendimi erdhi menjëherë pas eliminimit zyrtar në fazën e grupeve të Botërorit. Vetë federata ndërkohë e konsideron trajnerin më të suksesshëm të Skocisë.

Screenshot 2026-06-28 100850

Skocia po priste deri në fund. Duhej një mrekulli për t’u kualifikuar si një nga vendet e treta më të mira, por diçka e tillë nuk u arrit.

NJOFTIMI I FEDERATËS SKOCEZE TË FUTBOLLIT

Stiv Klark ka dhënë dorëheqjen si trajner i përfaqësueses së Skocisë.

Trajneri më i suksesshëm në historinë e ekipit kombëtar të Skocisë ka vendosur t’i japë fund shtatë viteve në krye të skuadrës, pas konfirmimit të eliminimit të Skocisë nga Kupa e Botës 2026.

Stiv e udhëhoqi Skocinë drejt pjesëmarrjes së parë në një Kupë Bote për meshkuj pas 28 vitesh, pas dy kualifikimeve radhazi në Europian, dhe e nisi fushatën me një fitore 1-0 ndaj Haitit. Humbjet ndaj Marokut dhe Brazilit e lanë Skocinë në vendin e tretë të grupit, duke sjellë eliminimin e saj nga turneu.

Në një letër të hapur drejtuar tifozëve, Stiv Klark shprehu krenarinë e tij për arritjet e skuadrës gjatë periudhës së tij në krye:

“Pjesa më emocionale e kësaj lamtumire janë lojtarët e mi, pa të cilët nuk do të kishim krijuar asnjë nga kujtimet që kemi mbledhur nga viti 2019 e deri më sot. Ata meritojnë të gjitha vlerësimet dhe duartrokitjet që marrin, dhe ishte një nder i jashtëzakonshëm të isha trajneri i tyre.

Faleminderit që më besuat këtë detyrë dhe i uroj shumë suksese pasardhësit tim”.

Ian Maksuell, drejtori ekzekutiv i Federatës Skoceze të Futbollit, deklaroi:

“Edhe pse të gjithë jemi të zhgënjyer që u eliminuam nga Kupa e Botës që në fazën e grupeve, nuk duhet të harrojmë përparimin e padiskutueshëm që është bërë gjatë shtatë viteve të Stiv në krye të ekipit.

Nga një skuadër që në vitin 2019 ishte në vazon e katërt të shortit, deri te kryesimi i grupit kualifikues për Kupën e Botës, ai ka bërë më shumë sesa përmbushi misionin për ta rikthyer Skocinë në një turne madhor.

E falënderojmë Stivin për kontributin e tij historik dhe jemi të bindur se, sapo të kalojë zhgënjimi i eliminimit nga Kupa e Botës, tifozët e Skocisë do t’i kujtojnë me mirënjohje emocionet dhe krenarinë e rikthimit në turnetë më të mëdhenj ndërkombëtarë.

Së fundi, në emër të bordit të Federatës Skoceze të Futbollit, dëshiroj t’u bëj një falënderim të veçantë tifozëve tanë të jashtëzakonshëm.

Dhjetëra mijëra prej tyre udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara për të festuar rikthimin e Skocisë në Kupën e Botës, duke bërë një angazhim të konsiderueshëm financiar për ta realizuar këtë. Edhe një herë, ata dëshmuan se janë ambasadorë të shkëlqyer të vendit tonë dhe të futbollit tonë kombëtar”.

PANORAMASPORT.AL