Andersoni rekordmen, lojtari anglez më i shtrenjtë në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 22:23

Andersoni rekordmen, lojtari anglez më i shtrenjtë në histori

Eliot Anderson po përgatitet për transferimin e tij të madh. Ai do të transferohet te Mançester Siti, si blerja e parë e epokës së re post-Guardiola. Vëmendja te ky transferim është shuma e 135 milionë eurove që “Cityzens” paguan për të, duke e rrëzuar Xhek Grilishin nga froni për t’u bërë lojtari lojtari anglez më i shtrenjtë në histori.

6eb17710-6e4c-11f1-a347-e763b04aee4e

Anderson, kishte bërë plot 92 paraqitje me 2-herë kampionët e Evropës, ku kishte arritur t’i çonte në gjysmëfinale të Europa Ligës gjatë sezonit që lamë pas krahëve. Tashmë, ai duket se është gati të bëjë hapin më të madh të karrierës. Vërtet Siti do t’i paguajë Notingemit 135 milionë euro, por me bonuset marrëveshja mund të arrijë deri në 150 milionë euro.

Testet mjekësore pritet të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, kjo marrëveshje pritet të vendosë edhe një rekord të ri në Premier Ligë, duke tejkaluar transferimin e Alexander Isak.

PANORAMASPORT.AL