Postuar: Qershor 27, 2026 | 20:23
Sërish shumë gola në ndeshjen e Vllaznisë, mbyllet sfida me nënkampionët e Sllovenisë
Vllaznia është mposhtur nga Koper në Slloveni. Nënkampionët fituan në vendin e tyre me rezultat 4-2.

Dhe pse Vllaznia e Martinit kaloi e para në avantazh me golin e Muratajt, Koper e përmbysi rezultatin që në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë ishin sllovenët që shënuan edhe dy gola të tjerë. Në anën tjetër një gol për Vllazninë e kishte ruajtur Ensar Tafili.
Kjo ishte një tjetër ndeshje që prodhoi shumë gola. Kujtojmë se në takimin e parë me Olimpija Lubjana u shënuan katër gola nga sllovenët dhe asnjë nga Vllaznia. Më tej ndaj NK Rudes u fitua 6 me 3 nga shkodranët.
Formacioni: Jukaj, Gurishta, Cetkoviç, Pusi, Bardhi, Avduli, Qato, Dros, Murataj, Toma, Balaj
PANORAMASPORT.AL













