VIDEO/ Disfatë me 3 gola, Elbasani zhgënjen ndaj skuadrës shqiptare në… Serbi
Elbasani u përball sot me Deçiq në Zlatibor të Serbisë. Verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç u mposhtën me rezultatin 3-0.

Golat për shqiptarët e Malit të Zi u shënuan në pjesën e parë. I pari në minutën e dytë të sfidës, ndërsa dy të tjerët në minutat 35 dhe 37.
Ekipi i Gvozdenoviç e kishte testin e parë miqësor në Serbi ku ndodhet për fazën përgatitore. Përpara ndërkohë mbetet ndeshja me Bate Borisov, që vlen për turin e parë të Ligës së Konferencës. Stanisaviç, Cetkoviç dhe Gjolaj ishin autorët e golave për skuadrën shqiptare nga Mali i Zi.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ELBASANI 0-3 DEÇIQ
Goli i dytë i Deçiq: (VIDEO)
Goli i tretë i Deçiq: (VIDEO)
Rasti i Elbasanit ku u ndal nga traversa: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













