Serena Uilliams, rikthim në Uimbëlldon pas 1463 ditësh
Vëmendja kryesore në turneun individual të femrave në Uimbëlldon 2026 është përqendruar te Serena Uilliams. Amerikania, e cila u rikthye gradualisht në fushë duke luajtur në dyshe, ka pranuar një ftesë speciale (wild card) nga organizatorët e Grand Slamit të tretë të sezonit për t’u rikthyer në garën individuale, plot 1.463 ditë pas ndeshjes së saj të fundit, të luajtur ndaj francezes Harmony Tan.

Rivalja e saj e parë, më 30 qershor, do të jetë australiania Maya Joint, aktualisht e renditur e 53-ta në botë, vetëm 20 vjeçe. Nëse të dyja avancojnë, Serena mund të përballet me kampionen Iga Sviatek në raundin e tretë, pasi ndodhen në të njëjtën pjesë të tabelës. Në moshën 44-vjeçare dhe pasi është bërë nënë për herë të dytë, pikëpyetjet rreth Serena Uilliams lidhen më shumë me gjendjen e saj fizike sesa me cilësitë tenistike.
Rivalja Joint ka lindur shtatë vjet pasi Serena fitoi titullin e parë nga gjithsej 23 trofetë e saj Grand Slam. Legjenda amerikane do të garojë gjithashtu edhe në dyshe, së bashku me motrën e saj, Venus Uilliams. Kundërshtaret e tyre të para do të jenë kolumbiania Kamila Osorio dhe argjentinasja Solana Sierra.
PANORAMASPORT.AL













