Postuar: Qershor 27, 2026 | 16:08
La Italinë për Shqipërinë, një klub me histori synon transferimin e risisë së Kombëtares
Luis Hasa është një nga futbollistët shqiptarë që po qarkullon më tepër në Itali gjatë kësaj merkato. Pas huazimit të suksesshëm te Karrareze i është kthyer Napolit që zotëron kartonin.

“Tuttomercato” raportoi sot një pistë të re për Hasën. Bëhet fjalë për Sampdorian, që e ka një nga dy objektivat e saj për mesfushën.
Emri i Hasës ndërkohë është përmendur edhe tek Avelino, Piza dhe Hellas Verona. Kujtojmë se mesfushori 22-vjeçar ishte një risi për Kombëtaren e Shqipërisë në këtë muaj.
Hasa vendosi të hiqtë përfundimisht dorë nga Italia, për të veshur fanellën kuqezi. Dhe me trajnerin Maran në krye po ashtu debutoi.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













