Rio Ferdinand inkurajon “Tre Luanët”: Ekipi duhet të mbështetet, ja si ia del Tuhel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 14:10

Rio Ferdinand inkurajon “Tre Luanët”: Ekipi duhet të mbështetet, ja si ia del Tuhel

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe aktualisht në rolin e analistit sportiv Rio Ferdinand mbështeti Kombëtaren e Anglisë, duke kritikoi ashpër reagimet negative të tifozëve. Ai i mbrojti “Tre Luanët” dhe trajnerin Tuhel, duke kërkuar më shumë mbështetje dhe durim gjatë turneut.

ferdinand

Ferdinand shpërtheu me komentin “Mbështeteni skuadrën, dreqin!”, duke i quajtur reagimet e tifozëve dhe mediave si një “reagim të tepruar dhe negativ” dhe u kërkoi atyre të mos krijojnë panik. “Kini besim tek Anglia. Unë them se ka një shans të mirë për ta fituar trofeun. Mentaliteti fitues i trajnerit Tuhel dhe përvoja e lojtarëve e bëjnë skuadrën të jetë mes pretendentëve kryesore”, është mendimi i ishmbrojtësit. Botërori 2026 ka evidentuar edhe disa rregulla të reja. E ndërsa shumë prej tyre e kanë përmirësuar lojën, nga ana tjetër një ndryshim i diskutueshëm mund të shihet së shpejti edhe në futbollin e klubeve.

Ferdinand, beson se pushimet për hidratim përfundimisht mund të futen në kampionate si Premier Liga. Shumë nga rregullat e reja të FIFA-s janë pritur mirë. Portierët dhe lojtarët që ekzekutojnë rivënie anësore tani kanë më pak kohë, duke ndihmuar që ndeshjet të ecin më shpejt. Gjyqtarët gjithashtu kanë lejuar kontakt fizik më normal, që do të thotë se po jepen më pak goditje të lira të buta. Ndryshimi më i debatuar ka qenë pauza e hidratimit. Shumë tifozë mendojnë se ato e ngadalësojnë lojën, por Ferdinand beson se ai rregull ende mund të futen në ligat vendase sepse mund të sjellin më shumë para. Duke folur për “The Athletic”, Rio Ferdinand tha se autoritetet e futbollit mund të vendosin që të ardhurat shtesë ia vlejnë pushimeve të shkurtra. “Nëse të gjithë këta lojtarë, këto vende dhe këto federata duan para, duhet të bësh disa gjëra pak më ndryshe.

Duhet të ketë pak dhënie dhe marrje diku. Ato nuk po ndikojnë aq shumë në lojë”, ka thënë fillimisht mbrojtësi. “Kjo është diçka që e shoh të ndodhë më tej. Mund të shkojë në Premier, ose La Liga, apo edhe në shumë kampionate të tjera, sepse është më shumë para. Ata do ta shqyrtojnë, duke thënë: ‘Le ta shqyrtojmë dhe të zbulojmë se sa më shumë para kanë ardhur në Kupën e Botës, për FIFA-n, vetëm gjatë këtyre pushimeve’. Me pak fjalë po them, po sikur të jenë njëqind milionë më shumë? Liga Premier po e bën këtë në atë situatë dhe unë nuk i fajësoj ata”, përfundoi ish-ylli anglez.

PANORAMASPORT.AL