Tronditet Spanja, sulmuesi dëmtohet rëndë dhe rrezikon të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 10:30

Tronditet Spanja, sulmuesi dëmtohet rëndë dhe rrezikon të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka konfirmuar se kualifikimi i ekipit për fazën eliminatore të Kupës së Botës duke kryesuar Grupin H pas një fitoreje 1-0 ndaj Uruguait erdhi me një kosto, me shqetësime për lëndime të anësorëve Niko Uilliams dhe Zheremi Pino.

pino

Uilliams dhe Pino u futën si zëvendësues në pjesën e dytë në ndeshjen në Guadalajara, Meksikë, pasi Aleks Baena e kishte çuar Spanjën në avantazh para pushimit.

Pjesëmarrja e vazhdueshme e dyshes në turne tani është në dyshim, pasi Pino pësoi një dëmtim në klavikulën në një rënie duke e përfunduar ndeshjen me dhimbje dhe Uilliams pësoi një problem muskulor, sapo ishte rikuperuar nga dëmtimi.

“Uilliams ndjeu shqetësim,” tha De la Fuente, duke folur pas ndeshjes. “Mund të jetë një tendosje, ose mund të jetë lodhje. Por gjëja më e keqe është dhimbja e madhe që ndiejmë me Zheremin, i cili mund të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës. Ai ka pësuar një dëmtim në klavikule dhe do ti nënshtrohet testeve mjekësore. Ai po vuan shumë, bëri një përpjekje të madhe për të qëndruar deri në fund të ndeshjes. Ishte heroike”, përfundoi trajneri.

PANORAMASPORT.AL