VIDEO/ Gol dhe karton i kuq! Eliminim i papritur, Spanja asiston Argjentinën e Mesit në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 8:07

VIDEO/ Gol dhe karton i kuq! Eliminim i papritur, Spanja asiston Argjentinën e Mesit në Botëror

Spanja ka mposhtur Uruguajn me rezultatin 1-0. Sfidën e raundit të tretë në grupin H e vendosi goli i Aleks Baena në pjesën e parë.

IMG_9535

Ishte minuta e 42-të, kur Baena dërgoi topin në rrjetë. Lojtari i Atletiko Madrid ishte me fat, pasi Muslera nuk e largoi si duhet topin që u duk i lehtë për ta devijuar.

Ferran Torres humbi një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat në minutat e fundit të kohës së rregullt. Në minutën e 95-të ishte Kanobio i Uruguajt që u largua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Kubarsit.

Askush nuk do e besonte që Uruguaj do e mbyllte grupin në vendin e tretë, pikërisht pas Kepit të Gjelbër. Me vetëm 2 pikë edhe është eliminuar. Argjentina ndërkohë mori asist të rëndësishëm, pasi në sfidën e radhës do të përballet pikërisht me Kepin e Gjelbër.

SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

sp

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL