Postuar: Qershor 26, 2026 | 21:01
Tjetër vendim, futbollisti në Botëror që akuzohet për p*rdhunim provon rrugën e fundit
Ashraf Hakimi akuzohet për përdhunim, ndërsa po përpiqet të ndjekë rrugën e fundit ligjore për të shmangur daljen në gjyq. Lajmi raportohet nga Franca për futbollistin që është pjesë e Botërorit me Marokun.

Akuzat datojnë për një ngjarje që supozohet të ketë ndodhur më 25 shkurt. Rekursi u paraqit në Gjykatën e Kasacionit.
Disa ditë më parë ishte Gjykata e Apelit të Versajës që konfirmoi vendimin për ta dërguar Hakimin në gjykim. Tashmë është shkalla e fundit e ankimit.
27-vjeçari kishte reaguar më parë i zhgënjyer në rrjetet sociale. Lojtari i Marokut dhe PSG-së pret që të shmangë daljen në gjyq.
PANORAMASPORT.AL













