Vjen konfirmimi, klubi shqiptar prezanton portierin: Një nga më premtuesit e gjeneratës së re
Lenars Namani është 18 vjeçar dhe ka nënshkruar me Trepçën 89. Portieri firmosi kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe një tjetër.

Njoftimi i Trepçës 89:
Mirë se erdhe, Lenars Namani! KF Trepça ’89 ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin e talentuar Lenars Namani, i cili do t’i bashkohet skuadrës sonë për tri sezonet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe për një vit shtesë.
18-vjeçari vjen te Minatorët pas paraqitjeve të tij me KF 2 Korriku dhe konsiderohet një nga portierët më premtues të gjeneratës së tij. Transferimi i tij është pjesë e vizionit të klubit për të ndërtuar një skuadër konkurruese me futbollistë të rinj dhe me potencial të madh zhvillimi.
Gjatë sezonit të ardhshëm, Lenarsi do të jetë pjesë e ekipit të parë, ndërsa njëkohësisht do të ketë mundësinë të mbrojë portën e ekipit U19, duke dhënë kontribut në arritjen e objektivave të klubit për shpalljen kampion dhe sigurimin e pjesëmarrjes në garat evropiane.
I urojmë Lenarsit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e gjelbër e bardhë!
PANORAMASPORT.AL













